Loading…

Shantazhet në rrjetet sociale qojnë deri te vetëvrasjet

  • 01/12/2016 | 10:00

Shantazhet në rrjetet sociale qojnë deri te vetëvrasjet

Shantazhet në rrjetet sociale çdo ditë e më tepër po bëhen të pranishëm në jetën tonë. Megjithëse, interneti ka përparësitë e veta pozitive shumëherë edhe i sjellë dukuri negative shoqërisë. 

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Britani ka bërë të ditur se shifrat janë duke u rritur dita ditës në këtë sektor. Këtë dukuri e shfrytëzojnë përdoruesit e rrjeteve sociale si Facebook, Skype, Instagram, Linkedin etj.
Vetëm në Britani katër burra janë vetëvrarë vitin e kaluar  për shkak të shantazheve në rrjete të ndryshme sociale, në internet, transmeton gazetametro.net.

NCA ka bërë të ditur se shumë të rinj biem pre e këtyre provokimeve dhe përfundojnë duke u vetvrarë, pas kërcënimeve që marrin nga pala tjetër. Kjo dukuri zhvillohet me paraqitjen e identitetit të rremë të personave të caktuar dhe pastaj duke i përdorur të tjerët, fillimisht duke u miqësuar e më pas nisin t’i kërcënojnë në mënyra të ndryshme, çka edhe i shtynë të vetvriten njerëzit duke mos e përballuar presionin nga ta.

Sipas policisë shumica e shantazheve kanë të bëjnë me kërcënimet që u bëhen në këtë rast familjarëve të viktimës. Megjithëse shumë nga fjalët e këtyre me identitet të rremë janë të kota dhe mbase edhe të parealizueshme, ata prap se prap arrin të ndjellin frikë, transmeton gazetametro.net

Shumë raste që janë zbuluar të kësaj dukurie kanë dalë të jenë të afërt me personat që i kanë shantazhuar, pasi që ata dinin shumë rreth tyre, por gjithmonë duke përdorur një emër tjetër për t’i mashtruar. Këta persona fillimisht u kërkojnë gjëra me vlerë atyre, para e gjëra të tjera ose në të kundërtën do t’i lëndojnë vetë viktimat dhe familjarët e tyre.

Numri i njerëzve të raportimit të këtyre shantazheve është dyfishuar nga 385 në vitin 2015 në 864 deri në nëntor 2016.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka bërë të ditur se viktimat e kësaj dukurie në gjithë botë janë rreth moshës 16-82 vjeç, me përqindje më të lartë janë burrat nga mosha 21 deri 31 vjeç. Ndërsa vendet ku zhvillohet më së shumti kjo dukuri negaive janë Maroku dhe Filipinet, por nuk përjashtohen edhe vendet tjera, duke e njohur vrullin e internetit në secilin vend./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë