Loading…

Shaqir Totaj lidh koalicion në Prizren me NISMË’në, AAK’në dhe AKR’në

  • 03/11/2021 | 14:45

Shaqir Totaj lidh koalicion në Prizren me NISMË’në, AAK’në dhe AKR’në

Kandidati nga rradhët e PDK-së për të parin e Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot ka lidhur marrëveshje me NISMË-në, AAK-në dhe AKR-në, në kuadër të balotazhit që do të zhvillohet me 14 nentor në Prizren, shkruan Gazeta Metro.


Totaj ka thënë se bashkëpunimi i tyre do të jetë parimor dhe programor që tejkalon dallimet partiake dhe ideologjike. Në garën për Prizrenin ai ka përballë kandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, i cili është akuzuar vazhdimisht për qeverisje të dobët.

Këtu keni statusin e Shaqir Totajt:

“Slogani e zotimi jonë Bashkë për Prizrenin po merr kuptim çdo ditë. Sot iu bashkuan vizionit tonë edhe kolegët e nderuar, kryetari i NISMA-së, dega në Prizren, Zafir Berisha, kryetari i degës së AAK-së, Lulzim Kabashi dhe ai i AKR-së, Afrim Tejeci.

I falendëroj për besimin e tyre, mbështetjen dhe gatishmërinë për ti ofruar Prizrenint një qeversje të mirë. Marrëveshja jonë është parimore dhe programore duke e vendosur interesin e qytetarëve para çdo agjende politike e partiake. Na priftë e mbara”, ka shkruar Totaj në llogarinë e tij në Facebook. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë