Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi, nuk janë më në planet e Liverpool. Dyshja po planifikohet të shiten për nga 20 milionë euro secili, shkruan Gazeta Metro.
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, nuk i ka më në plan të lojë dyshen e ekipit, sulmuesin Divock Origi së bashku me Xherdan Shaqirin në janar, për të mbledhur para për transferime të reja.
Të dy lojtarët kanë dështuar të dëshmojnë veten në “Anfield Road”, dhe do të largohen këtë janar për nga 20 milionë euro secili.
Kujtojmë që Shaqiri u transferua nga Stoke City në vitin 2018 në Liverpool, për 18 milionë euro. /gazetametro.net