Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Lyon gjatë këtij muaji.
Futbollisti kosovar ka oferta nga Anglia, Italia dhe Gjermani por së fundmi edhe në Amerikë.
Futbollisti kosovar nuk e ka treguar veten në klubin francez dhe i ka bërë valixhet gati.
Mediumi gjerman “Sky Sport” raporton se përfaqësuesi zviceran ka oferta nga disa klube angleze dhe italiane, po ashtu edhe ndonjë rikthimi në Bundesligë është i mundshëm.
Ndër të tjera, ky medium raporton se 30 vjeçi pëlqehet edhe në ligën amerikane MLS.
Raportohet se Shaqiri është në kërkim të ndonjë klubi ku mund të luaj rregullisht, meqë ai synon që të jetë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Zvicrës në Botërorin e Katarit këtë vit.
Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare teksa Lyon është i interesuar që ta shes që nga ky muaj.