Loading…

Shaqiri: Marre me pa bota atë fushë, Kosova duhet me ndreq stadiumin

  • 19/11/2023 | 08:29

Shaqiri: Marre me pa bota atë fushë, Kosova duhet me ndreq stadiumin

Zvicra dhe Kosova ndanë pikët në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.


Ndeshja e zhvilluar në “St. Jakob-Park” përfundoi me rezultatin 1:1.

Ky rezultat e dërgon Zvicrën në Evropianin e vitit të ardhshëm, kurse Kosovën e eliminoi edhe matematikisht.

Pas ndeshjes, Xherdan Shaqiri mes tjerash u pyet për shanset e Kosovës të kualifikohet në ngjarje madhore në të ardhmen.

“Shpresoj që një ditë Kosova të kualifikohet. Duhet me pas ambient të mirë mes vete, mes lojtarëve. Duhet me ndreq stadiumin se është marre me pa bota atë fushë. Dhe kur të rregullohen këto gjëra të vogla, kualifikoheni”, deklaroi Shaqiri.

Ai gjithashtu theksoi se Kosova ka shumë futbollistë të talentuar, duke shtuar se pret që “Dardanët” shpejt të arrijnë një kualifikim historik. /Gazeta Express/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë