Me golin e shënuar ndaj Serbisë të premten mbrëma, Xherdan Shaqiri është bërë lojtari i tretë në histori që ka shënuar në tri kampionatet botërore të fundit.
Shaqiri kishte realizuar het-trik ndaj Hondurasit në Botërorin e 2014-s. Realizoi ndaj Serbisë një herë në Botërorin e 2018-s. Të njëjtën e bëri edhe sonte.
Zvicëra mbrëmë mposhti Serbinë me përmbysje të rezultatit 2:3.
Me këtë fitore shteti helvetik ka siguruar biletën për fazën e kualifikimeve direkt.