Loading…

Sharon Stone tregon se çfarë bëri për të fituar rolin në “Basic Instinct

  • 18/10/2020 | 13:09

Sharon Stone tregon se çfarë bëri për të fituar rolin në “Basic Instinct

Ishte fillimi i viteve 90 dhe Sharon Stone po luftonte për të gjetur role në Hollywood.


Kur mori në dorë skenarin e “Basic Instinct”, ajo mendoi se pjesa seksi e Catherine Tramell do t’i përshtatej në mënyrë të përsosur, kështu që bëri gjithçka për ta marrë.

Gjatë një interviste në “The Drew Barrymore Show”, aktorja zbuloi strategjinë që përdori në atë kohë për të fituar rolin.

“Vendosa që do të shfaqesha në Playboy posaçërisht sepse doja të luaja tek Basic Instinct.”, u shpreh Stone për rolin që e ktheu atë në një ikonë botërore.

“Thjesht mendova se ishte pjesa e duhur për mua dhe e dija se çfarë duhej të bëja për ta marrë, por nuk kisha asnjë ide se çfarë do të ndodhte më pas”, shtoi Sharon.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]et
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë