Loading…

SHBA bleu 300 milion doza të Covid-19 vaksinës potenciale, dërgesa e parë në shtator

  • 22/05/2020 | 09:26

SHBA bleu 300 milion doza të Covid-19 vaksinës potenciale, dërgesa e parë në shtator

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar gati një të tretën e 1 miliardë dozave të planifikuara për vaksinën eksperimentale kundër Covid-19 duke zotuar 1.2 miliardë dollarë në kohën kur shtetet e mëdha po nguten të sigurojnë medikamente për të kthyer ekonomitë në funksion, transmeton Gazeta Metro.


Derisa ende nuk është dëshmuar të jenë efektive kundër koronavirusit, vaksinat shihen si mjeti më i sigurt për kthimin në normalitet, madje edhe të gjejnë një përparësi ndaj konkurrencës globale.

Pasi Presidenti Donald Trump kërkoi vaksinë, Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane është pajtuar të zotojë 1.2 miliardë për të përshpejtuar zhvillimin e 300 milionë doza të vaksinës nga prodhuest britanik AstaZeneca për Shtetet e Bashkuara.

“Kjo kontratë me AstraZeneca është arritje e madhe në Operacionin Warp Speed në përpjekje drejt një vaksine të sigurt, efektive dhe me qasje të gjerë deri vitin 2021” tha Sekretari i Shtetit për Shëndetësi i SHBA’së, Alex Azar.

Vaksina, më parë e njohur si ChAdOx1 nCoV-19 e tani AZD1222, iishte zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe i licencuar AstraZeneca. Imuniteti ndaj koronavirusit ende është i paqartë dhe përdorimi i vaksinës ende nuk dihet.

Marrëveshja me SHBA lejon Fazën e tretë të provave klinike me 30 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara.

AstraZeneca me bazë në Cambridge në Angli tha se mbyllur marrëveshjen për së paku 400 milion doza të vaksinës dhe ka siguruar kapacitetin e prodhimit për 1 miliardë doza, me dërgesat e para që duhet të fillojnë në muajin shtator.

AstraZeneca tani është kompani me vlerën më të madhe në indeksin FTSE 100 britanik, dhe tani më janë zotuar se do të dorëzojnë 100 milionë doza të vaksinës në Mbretërinë e Bashkuar, me 30 milionë prej tyre së pari në shtator. Ministrat britanik kanë premtuar se Mbretëria e Bashkuar do të jetë e para që do të ketë qasjen të parët në vaksinën e re./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë