Loading…

ShBA blindon Greqinë me avionë: Askush nuk merr përsipër të japë arsyet e këtij vendimi

  • 02/12/2021 | 21:22

ShBA blindon Greqinë me avionë: Askush nuk merr përsipër të japë arsyet e këtij vendimi

Pas vendosjes së avionëve luftarakë Rafale në Forcat Ajrore Greke dhe përfundimit të prokurimit të 3 fregatave Belharra për Marinën, duket se është radha e Ushtrisë për të forcuar arsenalin e saj, pasi vendosja graduale e 1200 trupave amerikane M1117 Guardian ( ASV- Mjeti i Blinduar i Sigurisë) në radhët e saj ka nisur.


Sipas Protothema, bëhet fjalë për mjete të siguruara nga SHBA-të, nga rezervat e tyre strategjike, ku pala greke merr përsipër vetëm koston e transportit, pajisjes dhe mirëmbajtjes së tyre, e cila nuk i kalon 100 milionë euro.

44 mjetet e para mbërritën të premten e kaluar në ambientet e Atikës, nga Kaiserslautern i Gjermanisë, nga ku janë transportuar me hekurudhë. Pritja zyrtare e tyre, megjithatë, është planifikuar të bëhet ditën e sot në prani të lidershipit politik dhe ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare. Mjetet e blinduara specifike janë në gjendje të shkëlqyer si për nga pjesët mekanike ashtu edhe për nga blindimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë