Loading…

SHBA bombardon rëndë në Iran, do t’i godasim përsëri tha Trump

  • 11/06/2026 | 17:39

SHBA bombardon rëndë në Iran, do t’i godasim përsëri tha Trump

Komanda Qendrore e SHBA’së njoftoi të enjten se ka goditur caqe ushtarake të teokracisë terroriste në Iran me urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump. Sipas vetë presidentit sulmet do të vazhdojnë dhe më me egërsi edhe të enjten, transmeton Gazeta Metro.


Sipas mediave shtetërore të teokracisë caqet ishin në perëndim të Teheranit dhe në qytetet jugore iraniane, Sirik dhe Minab.

Sipas CENTCOM ata kanë shënjestruar kapacitetet vëzhguese, sistemet komunikuese dhe sistemet kundërajrore me municion preciz që paraqisnin kërcënim për forcat në rajon dhe trafikun tregtar në Ngushticën e Hormuz.

 

Një tjetër incident i raportuar ishte ndalimi i një tankeri të naftës në Gjirin e Omanit që kishte shkelur bllokadën detare ndaj Iranit. CENTCOM kishte paralajmëruar tankerin që lundronte me flamur të Guinea-Bisaos dhe po përpiqej të transportonte naftën iraniane. Forcat ajrore goditën me dy predha Hellfire dhomën e motorit duke e ndalur pas ekuipazhi refuzoi udhëzimet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë