Irani dhe SHBA të hënën do të shkëmbejnë disa të burgosur pas shkrirjes së 6 miliard dollarëve të aseteve ndërkombëtare të Iranit të cilat ia kishte ngrirë SHBA në Kore të Jugut kanë thënë zyrtarët, transmeton Gazeta Metro.
Shkëmbimi i planifikuar vjen pak para mbajtjes së mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) ku do të mbajë fjalim dhe presidenti iranian Ebrahim Raisi. Megjithatë ky shkëmbim nuk nënkupton përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Zëdhënësi i Diplomacisë iraniane Nasser Kanaani ishte i pari që lajmëroi se shkëmbimi do të realizohet të hënën. Ai tha se paratë e aseteve që i kërkuan ata tani më janë në Katar, raporton The Associated Press.
Sipas burimeve të gazetës amerikane është konfirmuar se paratë e kërkuara nga Irani janë transferuar nga Zvicra në Katar./gazetametro.net