Loading…

SHBA dhe Korea Jugore tregojnë dhëmbët, mbajnë stërvitje të madhe ushtarake afër kufirit të Koresë Veriore

  • 25/05/2023 | 13:20

SHBA dhe Korea Jugore tregojnë dhëmbët, mbajnë stërvitje të madhe ushtarake afër kufirit të Koresë Veriore

Korea Jugore dhe SHBA kanë mbajtur një stërvitje të madhe ushtarake afër kufirit me Korenë Veriore të enjën pavarësisht kërcënimeve të kësaj të fundit se ajo nuk do të tolerojë stërvitje të tilla, transmeton Gazeta Metro.


Kjo stërvitje e cila është e para mes 5 tjerave të lajmëruara që do të mbahen deri në mes të qershorit shënojnë 70 vjetorin e fillimit të aleancës ushtarake mes Washingtonit dhe Seulit.

Që nga fillimi i vitit 2022, Korea Veriore ka hedhur si formë e testimit përmbi 100 raketa duke përfshirë edhe një raketë balistike ndër kontinentale në prill të këtij viti. Korea Veriore ka thënë se testimet janë kundërpërgjigje ndaj lëvizjeve të SHBA me Korenë Jugore në kufijtë e saj. Analistet thonë se Kim Jong Un përdorë armët e reja si mjet për sigurimin e koncesioneve diplomatike ndaj tij, raporton The Associated Press.

Stërvitja ushtarake SHBA-Kore e Jugut ka karakter sulmues dhe është quajtur “ Combined annihilation firepower drills” dhe është më e madhja e këtij lloji të ushtrimeve. Stërvitje të ngjajshme këto dy vende kanë mbajtur 11 herë që nga viti 1977 sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë Jugore.

Në këtë stërvitje janë përfshirë 2,500 trupa dhe 610 sisteme ushtarake si aeroplanë sulmues, helikopterë, dron, tanke dhe artileri e të dyja ushtrive.

Stërvitja ka simuluar sulmimin artilerik dhe ajrorë të kapaciteteve ushtarake të Koresë Veriore në rast të ndonjë sulmi. Më vonë ushtarët trajnuan sulmet tokësore të objektivave të ngjajshme me qëllim neutralizimin e shpejtë të rreziqeve koreano veriore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë