Loading…
SHBA dhe Rusia shpresojnë për marrëdhënie më të mira
  • 15/05/2019 | 12:12

SHBA dhe Rusia shpresojnë për marrëdhënie më të mira

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, u takua mbrëmë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Sochi që është përpjekja më e fundit e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy superfuqive, transmeton Gazeta Metro.


Kjo është vizita e parë e Mike Pompeo në cilësinë e kryediplomatit amerikan dhe ishte jashtëzakonisht miqësore ku Sekretari i Shtetit ka thënë se diskutoi shumicën e çështjeve të rëndësishme, prej Venecuelës, Sirisë, Iranit e Koresë Veriore.

Gjatë ditës djeshme Sekretari Pompeo fillimisht u prit dhe nga Sergey Lavror, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ku Mike Pompeo i tha se Presidenti Trump është i vendosur që të përmirësojnë marrëdhëniet dhe se nuk është e domosdoshme që dy vendet të jenë kundërshtarë në çdo çështje. Lavror ka thënë se nuk është e pamundur që të normalizohen tërësisht marrëdhëniet mes dy vendeve.

Takimet mund të duken miqësore por ka çështje që janë pezull ende dhe çka shkaktoi zhurmë më shumë tash e tre vite ishte ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016’së në SHBA, e kjo shkaktoi pak përplasje mes palëve në takim edhe ku ministri rus e mohoi si “fanatazi e plotë” kur Sekretari Pompeo i paralajmëroi se nuk do të tolerojnë ndërhyrje të tjera gjatë zgjedhjeve të 2020’së.

Çështja u përmend edhe nga Presidenti Putin ku tha se shpreson se me mbylljen e hetimit nga Këshilltari Special Robert Mueller, tani do të ketë nisje të re në vendosjen e marrëdhënieve të reja.

Takimi i radhës mes Presidentit të SHBA’ve Donald Trump  dhe Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, pritet në korrik gjatë samitit të G20’së në Japoni.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA’së u përkeqësuan gjatë kohës së Presidentit Barack Obama, edhe pse në pushtetin e presidentit Trump pati tension të vazhdueshëm dhe shtim të sanksioneve ndaj individëve dhe kompanive Ruse nga administrata amerikane dhe përplasje rreth çështjes së sulmit në Ukrainës dhe aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia./ gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë