SHBA ka distancuar veten nga kryengritësit në Rusi të cilët kanë hyrë brenda territorit rus nga Ukraina. Moska ka thënë se i ka mposhtur këto trupa, transmeton Gazeta Metro.
Kalimi i kryengritësve rus nga Ukraina në brendi të territorit rus ka qenë tejkalimi kufitar më i madh që nga fillimi i luftës 15 muaj më parë. Rusia ka publikuar pamje nga rajoni ku ka ndodhur ngjarja ku shihen mjete ushtarake perëndimore si Humvee amerikan të braktisura.
Nga SHBA kanë insistuar se ata nuk inkurajojnë sulmet brenda Rusisë.
Njëri nga zëdhënësit e Departamentit të Shtetit Matthew Miller pranoi se ka parë raportet që po qarkullojnë në rrjetet sociale ku pretendohet se këta kryengritës kanë përdorur armatim amerikan mirëpo ai tha se SHBA është skeptike për këto raporte, transmeton BBC.
Ai ka thënë të martën se është në dorë të Ukrainës se si i qasen luftës.
Disa ekspertë ushtarak të Ukrainës si dhe disa bloger kanë thënë se pamjet e mjeteve ushtarake amerikane të braktisura mund të jenë skenar rus.
Sipas Rusisë, ata kanë vrarë 70 kryengritës për të cilët pretendojnë se janë ukrainas ndërsa pas sulmit Moska ka evakuuar zonën rreth Belgorodit.
Kievi ka mohuar çdo përfshirje të saj në këtë kryengritje në anën tjetër Këto dy grupe paramilitare kanë thënë se ata qëndrojnë pas sulmeve dhe qëllimi i tyre është rrëzimi i Putinit nga pushteti.
Kjo kryengritje ka bërë që Moska të hënën të nisë operacion kundër terrorizmit duke i dhënë autoriteteve kompetenca të zgjeruara në neutralizimin e këtij kërcënimi./gazetametro.net