Loading…

SHBA do të shkatërronte forcat ruse nëse Putin hedh bërthamoret, tha gjenerali i famshëm amerikan Petraeus

  • 03/10/2022 | 20:29

SHBA do të shkatërronte forcat ruse nëse Putin hedh bërthamoret, tha gjenerali i famshëm amerikan Petraeus

SHBA dhe aleatët e NATO’s do të shkatërronin forcat ruse dhe do të fundosnin flotën ruse në Detin e Zi nëse Vladimir Putin vendosë të përdorë armët bërthamore në Ukrainë, ka thënë ish kreu i agjencisë amerikane të inteligjencës CIA, DAvid Petraues, transmeton Gazeta Metro.


Gjenerali i pensionuar amerikan me katër yje e thjeshtësoi në intervistën e tij në televizionin amerikan ABC këtë të diel se çka beson se do të mund të ndodhte nëse luftënxitësi në Kremlin do të përdorte armët bërthamore.

“Ne do të reagonim duke i prirë NATO’s – një përpjekje kolektive që do të zhdukte çdo forcë konvencionale ruse të cilën do ta identifikonim në fushëbetejën e Ukrainës si dhe Krime, e çdo luftanije në Detin e Zi” tha Petraeus.

Petraeus shpjegoi se sulmi me armë bërthamore në Ukrainë nuk do të mundësonte përdorimin e Artikullit 5 në traktatin e NATO’s , që thërret për mbrojtje kolektive të shteteve anëtare, pasi Ukraina nuk është e tillë. Por shtoi se nëse një gjë e tillë do të ndodhte radioaktiviteti nga sulmi bërthamore që do të kishte ndikim ndaj një shteti anëtar të aleancës do të mund të interpretohej si sulm ndaj NATO’s  dhe do të vlente Artikulli 5”.

“Ndoshta do të mund të arsyetohej kështu” tha ai. “Tjetra mundësi është aq e tmerrshme sa që duhet të ketë një reagim – kjo nuk mund të kalojë pa përgjigje” tha ish gjenerali.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë disa kërcënime me armë bërthamore të nënkuptuara ndaj Perëndimit, duke shtyrë këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA’së t’i tërheqë vërejtjen Rusisë për pasoja katastrofale.

Petraeus tha se luftënxitësit në Kremlin po humbin luftën dhe po i pret një katastrofë e pakthyeshme në fushëbetejë, përkundër veprimeve dëshpëruese.

Presidenti Zelensky dhe Ukraina janë mobilizuar shumë më mirë se Rusia. Ukraina ka rekrutuar, stërvitur, pajisur dhe ka vazhduar të përparojë në rajonin e Kherson të cilin Rusia e pretendon si të sajën. Putin do të vazhdojë të humbasë në fushëbetejë”.

I pyetur nëse Rusia ka ende gjasa të fitojë luftën kundër Ukrainës, Petraeus tha: “S’munden. S’ka asgjë që Putin mund të bëjë në këtë pikë”.

Petraues parashikoi se lufta do të merrte fund në tavolinën e negociatave, siç kishte thënë Zelensky vet, por ish kreu i CIA’s tërhoqi vërejtjen se “mund të shkojë shumë më keq për Putin dhe Rusinë. Edhe shfrytëzimi i armëve taktike bërthamore në fushëbetejë nuk do ta ndryshojë këtë aspak”.

Megjithatë, shtoi gjenerali amerikan, “ky kërcënim duhet marrë seriozisht”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë