Loading…

SHBA dyshon se Ukraina qëndron pas sulmit me dron në Kremlin

  • 25/05/2023 | 15:42

SHBA dyshon se Ukraina qëndron pas sulmit me dron në Kremlin

Sipas disa dokumenteve ne agjencitë e inteligjencës amerikane, prapa sulmit me dron në godinën e Kremlinit në fillim të muajit është njëra nga sektorët e specializuar ushtarak të Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.


Këto publikime i ka bërë The New York Times. Sipas gazetës sulmi është pjesë e një serie veprimesh nga Ukraina të cilat kanë irrituar SHBA’në.

Dyshimet e SHBA kanë lindur pasi ata kanë hasur në disa biseda të zyrtarëve rus dhe ukrainas.

SHBA kanë hasur në biseda të disa zyrtarëve ukrainas të cilët thanë se ata besojnë se Ukraina është pas sulmit. SHBA gjithashtu ka gjetur biseda të zyrtarëve rus të cilat nënkuptonin që sulmi nuk ka qenë skenar rus.

Një zëdhënës i Presidentit Vladimir Putin Dmitry Peskov ka thënë për gazetarët rus se ata besonin që nga fillimi se sulmi me dron ndaj godinës së Kremlinit është kryer nga Ukraina.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mohuar më parë se Kievi është pas sulmit./gazetametro.net

‘S’di kush asgjë’: Washingtoni, Moska dhe Kievi refuzojnë përgjegjësinë për sulmin me dron në Kremlin

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë