Loading…
ShBA e BE me një zë: Dhuna e paligjshme dhe e patolerueshme
  • 15/03/2019 | 14:28

ShBA e BE me një zë: Dhuna e paligjshme dhe e patolerueshme

Në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Europian i paraprinë protestës së nesërme të thirrur nga opozita, me dy deklarata të veçanta, duke paralajmëruar se dhuna gjatë manifestimeve është “e paligjshme dhe e patolerueshme”.

“Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme”, thekson ambasada amerikane.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë rithekson rëndësinë e të drejtës themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të demonstruar. Kjo e drejtë është një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunën. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme”, theksohet në deklaratën e përfaqësisë europiane.

Të dyja palët bëjnë thirrje për të shmangur episode të dhunës.

“Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit”, thekson ambasada amerikane. “Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave”, nënvizon nga ana tjetër Delegacioni i Bashkimit Europian, transmeton Zëri i Amerikës.

Opozita prej më shumë se një muaji është larguar nga parlamenti, duke hequr dorë në bllok nga mandatet e deputetëve të saj. Ajo kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare që përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë