Loading…

SHBA e prerë me Bjellorusinë: Mos e ndihmo Rusinë për ta pushtuar Ukrainën

  • 26/01/2022 | 09:09

SHBA e prerë me Bjellorusinë: Mos e ndihmo Rusinë për ta pushtuar Ukrainën

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Bjellorusinë se do të përballej me “përgjigje vendimtare”, nëse i ndihmon Rusisë fqinje për ta pushtuar Ukrainën.


“Ne gjithashtu ia kemi bërë të qartë Bjellorusisë se nëse lejon që territori i saj të përdoret për sulm ndaj Ukrainës, do të përballej me përgjigje të shpejtë dhe vendimtare nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e partnerët tanë”, tha para gazetarëve të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“Nëse pushtimi do të fillonte nga Bjellorusia, nëse trupat ruse do të vendoseshin në mënyrë të përhershme në territorin e saj, NATO-ja do të duhej që ta rivlerësonte vendosjen e forcës sonë në shtetet që kufizohen me Bjellorusinë”, shtoi ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përkrahur homologun e tij bjellorus, Aleksander Lukashenko, në përballjen e tij me Perëndimin rreth zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të viti 2020 në Bjellorusi, të cilat ia siguruan udhëheqësit autoritar mandatin e gjashtë radhazi në pushtet, shkruan Free Europe, përcjell Gazeta Express.

Më herët këtë muaj, presidenti bjellorus ka thënë se në shkurt do të zhvillohen ushtrime të përbashkëta ushtarake mes Bjellorusisë dhe Rusisë afër kufirit të vendit të tij me Ukrainën dhe me disa vende të krahut lindor të NATO-s.

Shtetet perëndimore dyshojnë se Rusia është duke u përgatitur për ta sulmuar ukrainën. Sipas vlerësimit të inteligjencës ukrainase, Rusia ka rreth 127.000 trupa afër kufirit dhe gjithashtu ka dërguar numër të konsiderueshëm ushtarësh në Bjellorusi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë