Pas vendimit të mëhershëm të Kosovës për ‘përshkallëzimin’ e afatit për heqjen e targave ilegale, Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër përmes një komunikate të Departamentit të Shtetit, shkruan Gazeta Metro.
Komunikata e Departamentit të Shtetit përpos e ashpër, është gjithashtu shumë e qartë. SHBA bën thirrje që menjëherë të shtyhet afati për targat plotësisht.
“SHBA, krahas partnerëve tanë ndërkombëtar, i kërkon qeverisë së Kosovës të shtyjë periudhën e zbatimit për regjimin e ri të tabelave të regjistrimit. Kosova ka të drejtë të implementojë regjimin e tabelave sipas marrëveshes së Brukselit, por një shtyrje e afatit kohor është në interes të arritjes së përparimit në dialogun e ndërmjetësuar të BE’së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën zyrtare të Departamentit të Shtetit.
Më tej, SHBA’ja shprehet e zhgënjyer me krejt këtë ndodhi të sotme.
“SHBA është e zhgënjyer dhe e brengosur që qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë që ta bëjë këtë”, thuhet në njoftim.
Ambasada e Amerikës në Beograd kishte qenë e para që publikoi këtë thirrje të DASH’it.
SAOPŠTENJE: Sjedinjene Američke Države pozivaju Kosovo da produži rok za zamenu registarskih tablica. pic.twitter.com/rXt8DyVAAs
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) October 28, 2022
Ndryshe, kryeminstri Kurti e pranoi që vendimi i marrë sot s’kishte qenë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë./gazetametro.net