Loading…

SHBA e zhgënjyer nga vendimi i qeverisë turke për Hagia Sophia

  • 11/07/2020 | 13:38

SHBA e zhgënjyer nga vendimi i qeverisë turke për Hagia Sophia

SHBA e kritikuan njoftimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që ndërtesa me famë botërore, Hagia Sophia, në Stamboll do të përdoret përsëri si xhami.


“Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i qeverisë turke për të ndryshuar statusin e Hagia Sophia,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Morgan Ortagus.

Ajo i bëri thirrje Ankarasë që të vazhdojë t’u lejojë të gjithëve që të vizitojnë “pa pengesë” kubetë e bazilikës të ndërtuar në shekullin VI.

Më gjithë protestat e mëparshme në të gjithë botën Gjykata e Lartë Administrative në Turqi vendosi që vendimi i Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne i vitit 1934 për ta shndërruar Hagia Sophia në muze ishte i paligjshëm.

Në këtë mënyrë gjykata e anuloi statusin e kishës së dikurshme si muze dhe i hapi rrugën shndërrimit të saj në xhami.

Ataturk e bëri muze, Erdogan e kthen në xhami Hagia Sophia pas 80 vitesh

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë