Loading…

SHBA gati të ndërhyjë për Shqipërinë: E zgjidhim ne çështjen me Sofjen

  • 28/06/2022 | 22:16

SHBA gati të ndërhyjë për Shqipërinë: E zgjidhim ne çështjen me Sofjen

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ndërhyjnë për zgjidhjen e ngërçit me Sofjen që ka bllokuar Maqedoninë e Veriut e po mban peng edhe Shqipërinë në përpjekjet për të marrë dritën jeshile të negociatave të anëtarësimit.


Washingtoni u ofrua të luajë “një rol konstruktiv në lehtësimin e një kompromisi”, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili do t’i hapte rrugë nisjes zyrtare të bisedimeve për Shkupin, e për rrjedhojë, edhe për Shqipërinë. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i tha Zërit të Amerikës se “duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi për vendet e rajonit dhe për Europën më gjerësisht, ne shpresojmë se përpjekjet diplomatike do të vazhdojnë dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë aty ku është e dobishme”.

Zëdhënësi thekoi gjithashtu se “përshëndesim Francën për përpjekjet e saj për të sjellë një zgjidhje të suksesshme me qëllimin që të nisin sa më shpejt negociatat zyrtare”. Franca mban deri në fund të qershorit presidencën e radhës së BE-së, e u përpoq ta shfrytëzonte këtë periudhë të mbetur kohe për të përshpejtuar procesin e ngecur, përmes një propozimi kompromisi mes Sofjes dhe Shkupit. Propozimi francez parashikon ndër të tjera përfshirjen në kushtetutë të të drejtave të shtetasve bullgarë në Maqedoninë e Veriut, apo dhe mosnjohjen prej saj të gjuhës maqedonase.

Por kryeministri maqedonas Dimitar Kocacevski e bëri të qartë se në formën aktuale, ky propozim është i papranueshëm për të dhe kërkoi rishikimin e draftit. Kjo gjë deri më tani, nuk ka ndodhur. Zyrtarët maqedonas po presin të shohin cfarë do të bëhet deri të enjten, që është dhe dita e fundit e presidencës franceze të bllokut europian. Pas kësaj, drejtimin e Këshillit e merr Republika Ceke, e cila e ka treguar se procesin e zgjerimit, nuk e ka në listën e prioriteteve të saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë