Loading…

SHBA godet ishullin Kharg: Në shënjestër bazat ushtarake

  • 07/04/2026 | 17:30

SHBA godet ishullin Kharg: Në shënjestër bazat ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake në Ishullin Kharg të Iranit, një zonë me rëndësi të lartë strategjike për ekonominë e vendit, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përfshirë BBC e Reuters, operacioni nuk ka pasur në shënjestër infrastrukturën e naftës, megjithëse ishulli konsiderohet një nga pikat kryesore për eksportin energjetik të Iranit.

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, konfirmoi se sulmet kanë qenë të kufizuara dhe të orientuara ekskluzivisht ndaj objektivave ushtarake, duke shmangur dëmtimin e kapaciteteve energjetike.

Ishulli Kharg përbën një nyje kyçe për industrinë e naftës iraniane, pasi aty ndodhet një nga terminalet më të mëdha të eksportit të naftës në vend.

Në zhvillimet e mëparshme, presidenti Donald Trump kishte lënë të hapur mundësinë e një angazhimi më të thellë ushtarak, përfshirë edhe dërgimin e trupave amerikane për të marrë kontrollin e ishullit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë