SHBA-të dhe Irani kanë shkëmbyer sulme ajrore gjatë natës pas përshkallëzimit të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Donald Trump ndodhet në Turqi për samitin e NATO-s, transmeton Gazeta Metro.
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha të martën se kishte goditur mbi 80 objektiva, duke përfshirë më shumë se 60 anije të vogla të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në ngushticë, shenjë kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane.
IRGC njëjtë tha se ishte përgjigjur me sulme hakmarrëse ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Centcom thotë se sulmet e SHBA-së janë në përgjigje të “shënjestrimit dhe sulmit të anijeve tregtare” nga Irani në ngushticë, pas disa raportimeve për cisterna të cilat u shënjestruan të martën.
Nga ana tjetër, Irani ka akuzuar SHBA-të për shkelje të një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar midis vendeve muajin e kaluar.
Kjo vjen ndërsa presidenti i SHBA-së do të takohet me aleatët në samitin e NATO-s në Ankara./gazetametro.net