Loading…

SHBA heq tarifat për 400 produkte kineze, zbutet lufta tregtare

  • 20/09/2019 | 23:47

SHBA heq tarifat për 400 produkte kineze, zbutet lufta tregtare

Uashingtoni zyrtar ka hequr tarifat për 400 produkte kineze, duke zbutur luftën tregtare me Pekinin. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se vendimi është marrë pasi negociatat me palën kineze po ecin mirë. Ai ka shtuar se Shtetet e Bashkuara kërkojnë një marrëveshje tregtare të plotë me Kinën.


Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij po bën shumë progres në bisedimet me Kinën dhe në këtë aspekt ka hequr tarifat për 400 produkte kineze.

Duke folur për mediat nga Shtëpia e Bardhë, gjatë takimit me kryeministrin australian Scot Morrison, Trump tha se Shtetet e Bashkuara po fitojnë miliarda dollarë nga tarifat e vendosura mbi produktet kineze dhe shtoi se totali do të arrijë së shpejti në 100 miliardë.

“Më duhet të them se po bëjmë shumë progres me Kinën. Ne kërkojmë një marrëveshje të plotë dhe jo të pjesshme”, deklaroi Trump, duke shtuar se marrëveshja nuk duhet të arrihet domosdoshmërisht përpara zgjedhjeve presidenciale të 2020-s.

Megjithatë, administrata amerikane dhe ajo kineze mbeten të ndara për një sërë çështjesh që përbëjnë thelbin e përplasjes tregtare. Mes tyre spikasin klasifikimi i disa kompanive kineze si subjekte që përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare amerikane dhe refuzimi i Pekinit për të riorganizuar modelin e tij ekonomik duke eliminuar subvencionet për kompanitë shtetërore.

Objektet e fundit të përjashtuara nga tarifat përfshijnë pajisje elektronike për kompjuter dhe printer, drurin e përdorur për parket dhe dritat e vogla për pemën e Krishtlindjes.

Ndërkohë, negociatorët kinezë dhe ata amerikanë janë ulur në bisedime, të fokusuara për momentin tek agrikultura dhe tek shtrimi i terrenit për dialogun e nivelit të lartë që do të mbahet në Tetor.

Do të jetë pikërisht takimi i tetorit që do të përcaktojë nëse dy vendet po lëvizin drejt një zgjidhjeje apo do të vazhdojnë me vendosjen reciproke të tarifave.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë