Loading…

SHBA i shet 32 aeroplanë luftarakë F-35 Polonisë

  • 11/09/2019 | 22:59

SHBA i shet 32 aeroplanë luftarakë F-35 Polonisë

Departamenti i Shtetit njoftoi sot se ka aprovuar një ofertë të vlefshme prej 6.5 miliardë dollarë amerikanë për të shitur 32 avionë luftarakë F-35 në Poloni, transmeton Gazeta Metro.


“Shitja e avionëve do të rrisë kontributin e Polonisë në NATO dhe do të zvogëlojë varësinë e saj nga pajisjet ruse”, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit në një deklaratë.

Sipas Reuters, në prill, Pentagoni i sugjeroi Kongresit të konsiderojë shitjen e një aeroplani amerikan Lockheed Martin në një shtet anëtar të BE’së ose NATO’s.

Kongresi atëherë përmendi Greqinë, Rumaninë, Spanjën ose Singaporin si vende të mundshme për të ofruar aeroplanët.

Vendimi i Departamentit të Shtetit për të pranuar ofertën për shitjen e aeroplanëve në Poloni erdhi disa ditë pasi zëvendëspresidenti i SHBA’së Mike Pence vizitoi Poloninë për të shënuar 80’vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kujtojmë se kjo ceremoni shkaktoi turbullira diplomatike pasi Rusia nuk ishte ftuar si pjesëmarrëse nga Polonia që zemëroi Rus. Po ashtu as Serbia nuk ishte ftuar.

Kjo është njoftimi më i fundit i aprovimit të shitjeve të armatimit amerikan një shteti pas atij të Taiwan muajin e kaluar ku u shiten tanke Abrams dhe aeroplanë luftarak në vlerë prej 2.2 miliardë dollarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë