Loading…

SHBA ka mëdyshje për seriozitetin e Iranit pas bisedimeve të para në Vjenë për programin bërthamor

  • 10/04/2021 | 10:17

SHBA ka mëdyshje për seriozitetin e Iranit pas bisedimeve të para në Vjenë për programin bërthamor

Tre takimet e para në bisedimet në Vjenë nuk kanë hequr dyshimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth vullnetit të Iranit për të negociuar në mirëbesim për kthimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore të 2015’s. Zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan nuk e kanë humbur durimin ende sipas raporteve të fudnit, por u janë përforcuar dyshimet rreth seriozitetit të  tyre, transmeton Gazeta Metro.


Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan ju ka thënë këtë reporterëve të premten pas përmbylljes së bisedimeve të kësaj jave.

Irani ka refuzuar të takohet drejtpërdrejtë me të dërguarit e SHBA’së por ka zhvilluar bisedime me nënshkruesit e tjerë të traktatit bërthamor të 2015’s, derisa SHBA – e përfaqësuar në Vjenë nga emisari Rob Malley – ka komunikuar indirekt përmes emisarëve, kryesisht ata nga Bashkimi Europian.

Ky zyrtar i departamentit të shtetit amerikan i njoftoi reporterët se bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme në të njëjtin format.

Presidenti Biden ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do t’i kthehej respektimit të marrëveshjes duke i hequr sanksionet nëse Irani i heq dorë nga shkelja e elementeve bërthamore në marrëveshje. Këto bisedime janë zhvillimi më serioz deri tani për t’u kthyer në atë proces.

Bisedimet po shkojnë drejt bllokimit nëse Irani këmbëngul që SHBA të heqë të gjitha sanksionet të vendosura nga administrata e SHBA’ve nën ish Presidentin Trump, përfshi ato që nuk janë të ndërlidhura me programin bërthamor, ka thënë zyrtari i departamentit të shtetit.

Shtetet e Bashkuara kanë shpalosur disa ide serioze, që dëshmojnë seriozitetin e qëllimit ka thënë zyrtari amerikan. “Mbetet për tu parë nëse ky seriozitet barazohet nga Irani”. Sa për refuzimin e Iranit të takohet drejtpërdrejtë me amerikanët, zyrtari tha “ne nuk do të paguajmë çmimin për këtë, nëse ata nuk duan të na takojnë, më keq për ta.”

Të shtunën në Iran do të shënohet Dita kombëtare e Teknologjisë Bërthamore, ku zakonisht bëhen shpallje të reja rreth programit bërthamor. Çdo lajm mund të ofroj një “shenjë se çfarë kanë ndërmend iranianët”, tha zyrtari amerikan, dhe potencialisht “ do të hedh dyshime rreth synimit të tyre”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë