Loading…

SHBA ka një vit që po trajnon dhe përgatit Tajvanin në fshehtësi për luftë me Kinën komuniste

  • 08/10/2021 | 13:46

SHBA ka një vit që po trajnon dhe përgatit Tajvanin në fshehtësi për luftë me Kinën komuniste

Forca ushtarake të SHBA’së kanë vepruar në fshehtësi në Tajvan për mbi një vit për të ndihmuar në trajnimin e ushtrisë së Tajvanit dhe përgatitjen e mbrojtjes për një luftë të mundshme me Kinën komuniste, transmeton Gazeta Metro.


“Rreth 30 pjesëtarë të forcave speciale operacionale dhe mbështetëse po kryejnë trajnime për njësi të veçanta të forcave tokësore të Tajvan” ka raportuar gazeta amerikane The Wall Street Journal. “Marina e SHBA po punon me forcat lokale detare në trajnim të anijeve të shpejta patrullimi. Forcat amerikane janë duke operuar në Tajvan për së paku një vit.”

Kina ka shtuar konsiderueshëm presionin ushtarak ndaj Tajvanit gjatë administratës Biden që shumë kritikë e ndërlidhin me atë që në dukje armiqtë e SHBA’së e perceptojnë si dobësi të presidentit Biden.

The Wall Street Journal cek se njësitë speciale operacionale dhe kontingjenti i Marinës është i paktë dhe simbolik për të rritur vetëbesimin e Tajvan në përmirësimin dhe ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse në rast të agresionit potencial të Kinës. Në raport të gazetës theksohet në vazhdim se “zyrtarët e tanishëm dhe paraprak, si dhe ekspertët ushtarak besojnë se thellimi i marrëdhënieve mes njësiteve të SHBA dhe Tajvanit është më mirë sesa thjeshtë shitja e pajisjeve ushtarake Tajvanit”.

Në raport shkruhet se zyrtarët ishin të brengosur se Tajvani ka shpenzuar shumë në pajisje të shtrenjta ushtarake dhe pamjaftueshëm në sisteme mbrojtëse që do të duhet të shfrytëzoheshin për të zmbrapsur një invadim.

Ish zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA’së Matt Pottinger, ka thënë se “Tajvani ka shpërfillur me vite mbrojtjen, në 15 vitet e para të këtij shekulli, duke blerë shumë pajisje shumë të shtrenjta që do të shkatërroheshin në orët e para të një konflikti, derisa ka shpenzuar pak në sisteme më të lira por vdekjeprurëse – predha anti luftanije, mina detare të mençura dhe forca të trajnuara ndihmëse dhe njësite të rezervës – këto do t’ia ndërlikonin seriozisht planet e luftës Pekinit”.

Kina ka shtuar përpjekjet për dominimin në lindje duke demonstruar forcën me përpjekjen e fundit të trembjes së Tajvanit duke dërguar forcën më të madhe ajrore deri tani në zonën e mbrojtur ajrore të Tajvanit. 52 aeroplanë luftarak hynë në hapësirën ajrore të Tajvanit të hënën, inkursioni më i madh ndonjëherë i Kinës.

“Mbrojtja e Tajvanit është në duart tona, dhe ne jemi të përkushtuar deri në fund” i ka thënë ministri i jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu,televizionit australian ABC. “Nëse Kina do të nisë luftë kundër Tajvanit ne do të luftojmë deri në fund, ky është zotimi ynë. Jam i sigurt që nëse Kina sulmon Tajvanin, ata do të vuajnë shumë po ashtu” tha ministri Wu.

Kryediplomati i Tajvanit foli edhe për nevojën e krijimit të partneriteteve në Paqësor, përfshi edhe Australinë, për të shkëmbyer njohuri dhe të sigurisë dhe inteligjencës ka cekur Wu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë