Loading…

SHBA kalon Rusinë e Arabinë Saudite si eksportuesja më e madhe e naftës

  • 14/09/2019 | 13:56

SHBA kalon Rusinë e Arabinë Saudite si eksportuesja më e madhe e naftës

Shtetet e Bashkuara “qartazi” do ta kalojnë Arabinë Saudite dhe Rusinë dhe do të shndërrohen në eksportuesen më të madhe të naftës në vitet e ardhshme, për shkak të rritjes së “paprecedentë” të prodhimit të energjisë, tha shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), transmeton Gazeta Metro.


“Ata do jenë shumë afër në vitet e ardhshme, por është çështje kohe kur SHBA-ja qartazi do të jetë eksportuesja më e madhe e naftës në botë”, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, gjatë një konference në Uashington.

Komentet e Birol vijnë një ditë pasi Agjencia publikoi të dhënat preliminare, që tregonin shifrat e eksporteve të naftës bruto të SHBA-së gjatë muajit qershor, e që sipas këtyre të dhënave, Uashingtoni ka kaluar dy konkurrentët e saj më të mëdhenj.

Gjatë vitit 2024, SHBA-ja do të përjetojë “rritjen më të madhe të prodhimit në historinë e naftës deri më tani”, tha Birol, që sipas tij, kjo gjë do të mundësojë eksporte më të mëdha.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që gjatë këtij viti, SHBA-ja dp të rrisë prodhimin e naftës në 1,25 milionë fuçi në ditë dhe një milion më shumë gjatë vitit të ardhshëm. Ndërkaq, nafta e papërpunuar amerikane dhe prodhimi i gazit të lëngshëm do të arrijë në 20 milionë fuçi në ditë në vitin 2024, tha Birol./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë