Loading…

SHBA kërkon vazhdimin e embargos ndaj Iranit, paralajmëron Rusinë e Kinën që të mos shfrytëzojnë veton

  • 07/08/2020 | 09:57

SHBA kërkon vazhdimin e embargos ndaj Iranit, paralajmëron Rusinë e Kinën që të mos shfrytëzojnë veton

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara (OKB) e cilëson regjimin fanatik islamik në Irani si “sponsorin numër një në botë të terrorizmit”. Javën e ardhshme, Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të hedhin në votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezolutën për të zgjatur një embargo armësh kundër Iranit.


Ambasadorja, Kelly Craft, paralajmëroi gjithashtu Rusinë dhe Kinën se “do të bëhen bashkë-sponsor Iranit” nëse përdorin veton e tyre për të bllokuar rezolutën.

Rusia dhe Kina kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë që këto dy vende “do të kuptojnë rëndësinë e paqes në Lindjen e Mesme”, tha Craft.

Por, ajo shtoi se partneriteti midis Rusisë dhe Kinës është i qartë: “Ata thjesht duan të promovojnë kaos, konflikt dhe goditje jashtë kufijve të tyre, kështu që ne duhet t’i mënjanojmë ata.”

Embargoja e armëve ndaj Iranit do të skadojë në tetor, prandaj Shtetet e Bashkuara janë duke u përpjekur që një zgjatje e afatit të saj, të ndodhë sa më shpejt.

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Kinës kanë treguar se synojnë të vendosin veto ndaj rezolutës. Këto vende kanë qenë mjaft kritike për përpjekjet e SHBA-së.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u tha gazetarëve më 5 gusht se ka kombe që “rreshtohen” për të shitur armë në Iran dhe paralajmëroi se kjo do të destabilizojë më tej Lindjen e Mesme, do t’i vërë Izraelin dhe Evropën në rrezik dhe do të rrezikojë jetët në SHBA.

Nëse Këshilli i Sigurimit nuk e pengon Iranin të blejë dhe të shesë armë kur embargoja të përfundojë, Uashingtoni ka thënë se do të shkaktojë një “kthim të shpejtë” të të gjitha sanksioneve të Kombeve të Bashkuara mbi Iranin.

Mekanizmi i kthimit të sanksioneve u përfshi në marrëveshjen e vitit 2015 mes Iranit dhe superfuqive botërore. Kjo marrëveshje siguroi lehtësimin e sanksioneve në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor.

Shtetet e Bashkuara braktisën marrëveshjen në vitin 2018 dhe vendosën sanksione ndaj Iranit. Si përgjigje, Irani gradualisht filloi të shkelë angazhimet e tij bërthamore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë