Loading…

SHBA kushtëzon Turqinë për aeroplanët luftarakë F-16: Finlanda dhe Suedia të bëhen pjesë të NATO-s

  • 03/02/2023 | 16:13

SHBA kushtëzon Turqinë për aeroplanët luftarakë F-16: Finlanda dhe Suedia të bëhen pjesë të NATO-s

Kongresi amerikan nuk mund të mbështesë shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 për Turqinë derisa Ankaraja zyrtare të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.


Kjo u bë e ditur të enjten nga një grup senatorësh nga të dyja partitë, raporton cnn.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes transatlantike vitin e kaluar pasi Rusia pushtoi Ukrainën, por u përballën me kundërshtime të papritura nga shteti turk dhe që atëherë janë përpjekur të fitojnë mbështetjen e saj.

Ankaraja dëshiron që Helsinki dhe Stokholmi të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Turqia dhe BE-ja e konsiderojnë një organizatë terroriste.

Tre vendet arritën një marrëveshje në Madrid pranverën e kaluar, por Ankaraja pezulloi bisedimet në janar pas protestave në Stokholm gjatë të cilave një politikan danez i ekstremit të djathtë dogji një kopje të Kuranit.

Në një letër drejtuar presidentit të SHBA-së, Joe Biden, 29 senatorë demokratë dhe republikanë thanë se dyja vendet nordike po bëjnë përpjekje të mëdha për të përmbushur kërkesat e Turqisë, në mënyrë që të anëtarësohen në NATO, megjithëse Ankaraja thotë se Suedia duhet të bëjë më shumë.

“Pasi Turqia të ratifikojë protokollet e anëtarësimit në NATO, Kongresi mund të marrë në konsideratë shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16. Megjithatë, dështimi për ta bërë këtë do ta vinte në rrezik këtë shitje”, shkruajnë senatorët.

Është hera e parë që Kongresi e lidh në mënyrë eksplicite dhe të drejtpërdrejtë shitjen e F-16 për Turqinë me kërkesat e dyja vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO.

Turqia ka njoftuar se mund të miratojë hyrjen e Finlandës në NATO, por zyrtarët shtetërorë të Finlandës e hodhën poshtë idenë, duke argumentuar se siguria e dyja vendeve nordike është e ndërthurur.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë