Loading…

SHBA mbështesin Tiranën e Shkupin: Të zhgënjyer nga BE, vitin tjetër duhen hapur negociatat

  • 18/10/2019 | 23:25

SHBA mbështesin Tiranën e Shkupin: Të zhgënjyer nga BE, vitin tjetër duhen hapur negociatat

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me vendimin e BE-së për të mos i hapur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar verdiktin si zhgënjyes, transmeton Gazeta Metro.


Në një reagim nga ana e zëdhënëses së Departamentit të Shteti Amerikan, Ortagus, SHBA-të janë shprehur se me mbylljen e dyerve, BE i la hapësirë aktorëve të huaj dashakeqës të cilët “kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore”. Në reagim, zëdhënësja e DASH u shpreh se SHBA-të shpresojnë që të ketë një vendim pozitiv në pranverën e vitit të ardhshëm si dhe ka siguruar se Amerika do t’i qëndrojë në krah Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

REAGIMI I PLOTË:

“Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar. I nxisim të dy vendet të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë