Loading…

SHBA ‘mbledhë betë’ edhe serbëve në Bosnje: S’ka ndarje të ‘Srpskas’, kthejuni punës

  • 28/09/2021 | 14:01

SHBA ‘mbledhë betë’ edhe serbëve në Bosnje: S’ka ndarje të ‘Srpskas’, kthejuni punës

Ambasada e SHBA në Sarajevë ia bëri me dije Milorad Dodik, anëtarit serb të presidencës së Bosnje e Hercegovinës, që deklaroi se ndarja e Republika Srpska është e pashmangshme pas 6 muajsh nëse nuk ‘zbatohet marrëveshja e Dayton’ siç e kupton ai, transmeton Gazeta Metro.


As Marrëveshja e Dayton e as kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk i lejon ndarjen asnjërit prej entiteteve.

Agjencia e lajmeve boshnjake FENA ka publikuar përgjigjen e ambasadës amerikane si reagim ndaj pretendimeve të Dodik.

“Integriteti territorial dhe sovraniteti i BeH si një shtet me dy entitete dhe qarkun e Brckos janë të garantuara me marrëveshjen e paqes së Dayton. As Dayton, e as kushtetuta e BeH nuk ju japin të drejtën e shkëputjes asnjërit prej entiteteve” kanë thënë ambasada amerikane.

Ambasada amerikane shtoi edhe një paralajmërim dhe vërejtje për pasoja si një qortim për politikanët e Bosnje e Hercegovinës.

“Qeverisja me përgjegjësi ka të nevojshme pjesëmarrjen në pushtet dhe zbatimin e reformave kyçe ekonomike për transparence që të përmirësohet jeta e qytetarëve, e jo në thirrje reaksionare që sjellin vetëm ulje të gjasave për të ardhmen” theksohet në përgjigjen e ambasadës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë