Loading…

SHBA mbron Kosovën nga Rusia edhe me ligj

  • 23/12/2016 | 17:07

SHBA mbron Kosovën nga Rusia edhe me ligj

SHBA’të duan që ta mbrojnë Kosovën nga ekspansioni rus, edhe me ligj. Kështu bëhet e ditur, pasi në Senat po diskutohet draft-ligji për mbrojtjen e Europës juglindore dhe Ballkanit nga ndikimi i Rusisë, shkruan Gazeta Metro.


Siç bëhet e ditur, përveç Kosovës, në këtë mbrojtje do të përfshihen edhe vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Polonia dhe vendet baltike.

“SHBA do të përdorin të gjitha elementet e forcës përkatëse, në koordinim me aleatët, në mënyrë që t’i mbrojë nga agresioni rus shtetet e Evropës lindore, por edhe ato euro-aziatike”, thuhet në draft ligjin amerikan.

Draft-ligji është propozuar nga senatori republikan, Bob Corker, dhe ky draft-ligj ashpërson raportin e SHBA-së ndaj Rusisë.

Ani pse ende është në procedurë, përveç senatorit që e ka propozuar, ky draft-ligj gëzon përkrahjen e 26 senatorëve të tjerë.

Siç parashihet, me miratimin e këtij draft-ligji, do të krijohej një kornizë e re ndërshtetërore e cila parasheh stërvitje më të shpeshta në vendet e rajonit. Kjo do të bëhej përmes NATO’s, por edhe me marrëdhënie dypalëshe me shtetet që pritet t’i prekë ky draft-ligj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë