Loading…

SHBA më troç s’ka: Kosovarët presin nga liderët ta përmbushin zotimit për të vepruar në interesin më të mirë të vendit

  • 11/06/2026 | 18:41

SHBA më troç s’ka: Kosovarët presin nga liderët ta përmbushin zotimit për të vepruar në interesin më të mirë të vendit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në një prononcim pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme ishte më e drejtpërdrejtë në qëndrimin e saj rreth pritjeve të SHBA’së për qeverinë e vendit, transmeton Gazeta Metro.


Diplomatët amerikanë në përgjigjen e tyre për median Kallxo.com të enjten nënvizuan atë për të cilat kanë shprehur pakënaqësinë e tyre mjaft shpesh tashmë sa i përket qeverisjes në vend gjatë mandatit të kaluar.

“Ky ngërç i vazhdueshëm politik po i kushton Kosovës me mundësi të humbura. Ka ardhur koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”- thuhet në përgjigjen e ambasadës raportoi Kallxo.com dhe shtuan se udhëheqësit politikë të Kosovës, sipas Ambasadës amerikane duhet të punojnë së bashku për formimin e institucioneve në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Qytetarët e Kosovës presin nga liderët e tyre që ta përmbushin zotimin për të vepruar në interesin më të mirë të vendit” – thekson kjo ambasadë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundi ishin të qartë dhe direkt në paralajmërimin e tyre se qeveria e Kosovës që i printe Lëvizja Vetëvendosje gjendet në moment kyç për të adresuar sigurinë energjetike që siç u la të nënkuptohet është shpërfillur nga ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë