Loading…

SHBA: Misisipi shkatërrohet nga një tornado vdekjeprurës

  • 26/03/2023 | 19:33

SHBA: Misisipi shkatërrohet nga një tornado vdekjeprurës

Ka shkuar në 26 numri i të vdekurve në Misisipi dhe Alabama pasi një tornado i goditi shtetet jugore të SHBA.


Përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë dhe qeveria e shtetit të Mississippit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Në Rolling Fork, çdo gjë pothuajse është shkatërruar duke filluar nga makinat e deri tullat e ndërtesave.

Një banor i tha BBC-së se ishte me fat që mbijetoi pasi gjeti strehim në vaskën e tij të banjës.

Të dielën priten stuhi më të forta për rajonin, me një rrezik të nivelit dy nga pesë të dëmtimit të erërave, tornadove të izoluara dhe breshrit të fortë.

Zonat e prekura do të përfshijnë Montgomery, Alabama, Jackson, Misisipi; dhe Columbus dhe Macon në Gjeorgji.

Përmbytjet janë gjithashtu të mundshme, thanë meteorologët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë