Departamentit i Drejtësisë së SHBA’së ka konfirmuar konfiskimin më të madh ndonjëherë të mallrave të Iranit nga qeveria Amerikane. 1.1 milionë fuçi të naftës dhe qindra predha të zëna nga Marina Amerikane nga anije iraniane në Detin e Arabisë në fund të 2019’ e fillim të 2020’s, transmeton Gazeta Metro.
Kjo paraqet konfiskimin më të madh të pronës së Iranit të kryer ndonjëherë nga SHBA. Ky penalizim i mundëson qeverisë amerikane të marrë në posedim dhe të shesë mallrat e konfiskuara.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, që është në listën organizatave terroriste të SHBA’së dhe që ka organizuar kryerjen e këtyre dërgesave që janë konfiskuar.
Në dy dërgesat e konfiskuara janë gjetur 8 raketa tokë-ajër, 171 predha antitanke dhe mjete optike termike – poashtu edhe komponentë të raketave tokë – tokë, raketa anti luftanije, drone dhe predha tjera, që Departamenti i Drejtësisë së SHBA’së ka pretenduar se ishin destinuar për rebelët Houthi në Jemen, aleatë të Iranit.
Anijet ishin bastisur në nëntor 2019’të dhe në shkurt të 2020’s.
Në qershor të 2020’s ishin konfiskuar afërsisht 1.1 milionë fuçi të derivateve të naftës nga kate anije të huaja, që poashtu ishin bastisur në afërsi të Detit të Arabisë. Dërgesat kishin cak Venezuela.
Qeveria amerikane ka shitur derivatet e konfiskuara me çmim mbi 26 milionë dollarë, dhe një pjesë e fondeve janë drejtuar në Fondin e Viktimave të Terrorizmit të Sponsurisuar Shtetëror, që kompenson shtetas amerikanë që ishin viktima të terrorizmit ndërkombëtar.
SHBA ka vendosur sanksione në eksportin e naftës si ndaj Iranit dhe Venezuelës. Sanksionet ndaj Iranit janë element kyç në negociatat për programin bërthamor të Iranit, marrëveshje të cilën SHBA po përpiqet ta rikthejë./gazetametro.net