Loading…

SHBA: Nuk jemi pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, por e mbështesim plotësisht

  • 07/12/2021 | 21:06

SHBA: Nuk jemi pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, por e mbështesim plotësisht

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ka thënë se dialogu  është mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.


Escobar tha për N1 të Sarajevës se SHBA mbështet zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe “qasjen e përshpejtuar ndaj marrëveshjes përfundimtare”.

“Shpresa jonë për Serbinë është që ajo të ndjekë rrugën e saj evropiane. Të mbyllë kapitujt për të ecur drejt anëtarësimit në BE. Të zgjidhim dallimet me Kosovën përmes dialogut dhe të vendosim marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj”, tha Escobar.

I pyetur se cila është, sipas tij, zgjidhja më e mirë për procesin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se është dialogu.

“Dialogu është një mekanizëm përmes të cilit ata duhet të diskutojnë rreth dallimeve. Ajo udhëhiqet nga BE-ja dhe është pengesa më e madhe (për të dyja vendet) në rrugën drejt BE-së. Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por e mbështesim plotësisht. Ne gjithashtu mbështesim zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe qasjen e përshpejtuar drejt një marrëveshjeje përfundimtare”, tha Escobar.

Ai ka folur gjithashtu edhe rreth situatës në Bosnje-Hercegovinë, gjegjësisht në Republikën Serbe.

Ndryshe kjo është njëra ndër thirrjet e SHBA’së për Kosovën rreth dialogut. Edhe BE ka kërkuar që sa më shpejtë Kosova dhe Serbia ti kthehen dialogut. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë