Loading…

SHBA nxjerr video: Momenti i rrezikshëm kur anija kineze rrufeshëm i del përballë

  • 05/06/2023 | 09:39

SHBA nxjerr video: Momenti i rrezikshëm kur anija kineze rrufeshëm i del përballë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara (SHBA) publikoi një video që tregon një anije të marinës kineze duke bërë një ‘manovër’ të rrezikshme në ngushticën e Tajvanit, transmeton Gazeta Metro.


‘Shkatërruesi’ kinez kaloi papritur rrugën e një ‘shkatërruesi’ amerikan, duke e detyruar anijen amerikane të ngadalësonte shpejtësinë për të shmangur një përplasje. Incidenti ndodhi gjatë një tranziti “të lirë të lundrimit” nga anijet amerikane dhe kanadeze.

SHBA dhe aleatët e saj pohojnë se ngushtica e Tajvanit janë ujëra ndërkombëtare, ndërsa Kina e konsideron atë pjesë të zonës së saj ekskluzive ekonomike. Videoja tregon se anija kineze kalon nëpër kursin e destrojerit amerikan përpara se të lundronte në një drejtim paralel.

Komanda e SHBA Indo-Paqësorit deklaroi se ky veprim shkelte rregullat detare të kalimit të sigurt.

Incidenti ngre shqetësime për përshkallëzimin e mundshëm ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, veçanërisht duke pasur parasysh tensionet tashmë të rritura në rajon, siç raporton Abc News.

Ministrat e mbrojtjes të të dy vendeve po merrnin pjesë në një konferencë të mbrojtjes në Singapor kur ndodhi incidenti.

Ministri kinez i mbrojtjes sugjeroi se SHBA-të dhe aleatët e saj po provokonin Kinën me patrullat e tyre dhe u kërkoi atyre që “të kujdeseshin për punën e tyre”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë