Loading…

SHBA paralajmëron hakmarrjen ndaj Francës: Do vendosim taksë 100% ndaj produkteve të tyre

  • 03/12/2019 | 12:12

SHBA paralajmëron hakmarrjen ndaj Francës: Do vendosim taksë 100% ndaj produkteve të tyre

Aministrata Trump ka propozuar tarifa në importet franceze, me vlerë deri në 2,4 miliardë dollarë, transmeton Gazeta Metro.


Këto tarifa nisin nga djathi Roquefort, vera e gazuar e deri tek çanta, si shenjë hakmarrjeje për taksën e Francës ndaj gjigantëve të teknologjisë amerikane si Google, Amazon dhe Facebook.

Zyra e përfaqësuesit të tregtisë së SHBA’së tha se taksa e re digjitale e shërbimeve në Francë diskriminon kompanitë amerikane, dhe se tarifat mund të arrijnë deri në 100%.

Taksa franceze është krijuar për të parandaluar kompanitë e teknologjisë që të shmangin taksat, duke vendosur selinë në vendet evropiane. Ky vendim për tarifa, dërgon një sinjal të qartë se SHBA’të do të ndërmarrin veprime kundër regjimeve digjitale të taksave që diskriminojnë ose në të kundërt imponojnë ngarkesa të panevojshme për kompanitë amerike”, tha përfaqësuesi i tregtisë së SHBA’së, Robert Lighthizer.

Këto tarifa kanë të ngjarë të rrisin tensionet midis SHBA dhe Evropës. SHBA tashmë është duke përgatitur tarifa me 7,5 miliardë dollarë në importet e BE-së për subvencione të paligjshme për gjigantin evropian Airbus. Organizata Botërore e Tregtisë të hënën u dha SHBA’ve një dritë jeshile për të vendosur tarifat, duke thënë se BE nuk kishte respektuar urdhërat për t’iu dhënë fund subvencioneve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë