Loading…

SHBA paralajmëron veprime të tjera pas sanksioneve ndaj Dodikut

  • 05/01/2022 | 17:29

SHBA paralajmëron veprime të tjera pas sanksioneve ndaj Dodikut

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar edhe veprime të tjera pas sanksioneve ndaj Milorad Dodikut dhe zyrtarëve të tjerë të Bosnjes, ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija dhe Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare, Mirsad Kukiq, shkruan Gazeta Metro.


Në komunikatën zyrtare të DASH-it në lidhje me sanksionet thuhet se pë rmes tyre SHBA po riafirmon pë rkushtimin e SHBA’së për sovranitetin dhe integritetin territorial të  Bosnje Herecgovinës.

Nënsekretari amerikan i Thesarit, Brian Nelson, ka deklaruar se Dodik është përpjekur që ta cenojë marrëveshjen e Dejtonit duke kërcënuar stabilitetin e Bosnjes por edhe të rajonit teksa ka thë në  se SHBA nuk do të  hezitojë  të  veprojë  kundë r atë yre që  ndjekin korrupsionin dhe destabilitizimin.

“Këto sanksione riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës, sundimin e ligjit dhe institucione demokratike, si dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës. Udhëheqës të tjerë dhe subjekte të lidhura me akterë të korruptuar ose destabilizues mund të jenë gjithashtu subjekt i veprimeve të ardhshme nga qeveria e SHBA-së. Ne do të vazhdojmë të përdorim autoritetet e duhura për të promovuar llogaridhënien për aktorët në të gjithë rajonin dhe globalisht”, thuhet në komunikatën e Departamentit amerikan.

“Aktivitetet korruptive të Milorad Dodikut dhe përpjekjet për të prishur Marrëveshjen e Dejtonit i motivuar nga interesi personal, ka kërcënuar stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës dhe tërë rajonit. SHBA-ja nuk do të hezitojë të veprojë kundër atyre që ndjekin korrupsionin, destabilizimin dhe ndarjen në kurriz të popullit të tyre si dhe ndaj atyre që e mundësojnë dhe lehtësojnë këtë sjellje”, ka thënë Nënsekretari amerikan.

Ky veprim i Thesarit vjen pasi presidenti Joe Biden kishte nënshkruar një Urdhër Ekzekutiv në qershor 2021, ku ka paraparë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. / gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë