Loading…

SHBA përgënjeshtron se Arabia Saudite ka braktisur bisedimet për normalizim me Izraelin 

  • 19/09/2023 | 10:38

SHBA përgënjeshtron se Arabia Saudite ka braktisur bisedimet për normalizim me Izraelin 

Një media arabe kishte pretenduar se Riadi ishte tërhequr nga bisedimet e normalizimit për shkak të qeverisë ekstremiste të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, transmeton Gazeta Metro.


Zyra ei Çështjeve të Lindjes së Afërt në Departamentin e Shtetit Amerikan ka mohuar raportet se përpjekjet për arritjen e ujdisë së normalizimit mes Arabisë Saudite dhe Izraelit janë ndaluar të hënën.

Kryediplomati saudit Princi Faisal bin Farhan al Saud kishte thënë në një paraqitje në televizionin shtetëror të hënën se nuk do të ketë zgjidhje të konfliktit Palestinë-Izrael pa një shtet të pavarur palestinez.

“Zgjidhja e dy-shteteve duhet të kthehet në qendër” kishte shtuar ai.

Media araba Elaph rishtas kishte cituar një zyrtar në zyrën e kryeministrit izraelit që kishte thënë se Arabia Saudite kishte informuar SHBA për vendimin e tyre për të ndërprerë të gjitha bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin të dielën e kaluar.

Javën e kaluar Sekretari i Shtetit Amerikan Antony Blinken kishte thënë se Arabia Saudite ua kishte bërë me dije se zgjidhja e çështjeve palestineze është kyçe për ujdi normalizimi me Izraelin./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë