Loading…

SHBA përjashton China Telecom nga tregu amerikan, për shkak të sigurisë kombëtare

  • 27/10/2021 | 13:46

SHBA përjashton China Telecom nga tregu amerikan, për shkak të sigurisë kombëtare

Agjencia amerikane Komisioni Federal i Komunikimeve të SHBA’së  ia ka anuluar licencën amerikane një prej kompanive më të mëdha kineze për telekomunikime, duke cituar shqetësimet për “siguri kombëtare”. Kompania, China Telecom, duhet të ndalojë ofrimin e shërbimeve në Shtetet e Bashkuara brenda 60 ditëve.


Zyrtarët kanë thënë se kontrolli i Qeverisë kineze në këtë kompani, i ka dhënë asaj mundësi “të ketë qasje, të ruajë, t’i pengojë dhe t’i çojë në drejtim të gabuar komunikimet amerikane”.

Kjo gjë mund t’i mundësojë asaj “të përfshihet në spiunim dhe aktivitete tjera të dëmshme kundër SHBA-së”, kanë thënë zyrtarët.

China Telecom, e cila ka ofruar shërbime të telekomunikimeve në SHBA për gati 20 vjet, e ka quajtur vendimin “zhgënjyes”.

“Ne planifikojmë të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme teksa vazhdojmë t’iu shërbejmë konsumatorëve tanë”, ka thënë kompania përmes një deklarate.

China Telecom është një prej tri kompanive që dominojnë tregun e telekomunikimeve në Kinë.

Kompania ka qindra miliona konsumatorë në 110 shtete, dhe shërbimet dallojnë nga interneti e deri te rrjetet telefonike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë