Loading…

SHBA po shqyrton ndalimin e TikTok dhe aplikacioneve tjera kineze për shkaqe sigurie

  • 07/07/2020 | 20:00

SHBA po shqyrton ndalimin e TikTok dhe aplikacioneve tjera kineze për shkaqe sigurie

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, ka thënë të hënën se qeveria e Shteteve të Bashkuara po konsideron ndalimin e aplikacionit kinez TikTok për shkaqe sigurie, transmeton Gazeta Metro.


TikTok- që është pronë e kompanisë Byte Dance me seli në Pekin- është kritikuar vazhdimisht nga politikanë amerikanë që akuzojnë atë si kërcënim si të sigurisë kombëtar për shkak të lidhjeve të lidhjeve të tyre me Kinën.

Kjo kompani po ashtu po përballet me telashe edhe në shtete tjera pasi qeveria indiane javën e kaluar tha se do të ndalonte këtë dhe aplikacione tjera kineze pasi përbëjnë kërcënim për sovranitetin dhe integritetin kombëtar.

Sekretari Pompeo tha kur u pyet nga rrjeti televiziv Fox News rreth kësaj se qeveria amerikane gjithsesi e ka në konsideratë.

“Ne gjithsesi po e shqyrtojmë. Ne kemi punuar rreth kësaj çështje për një kohë të gjatë, sikur problemi me pasjen e teknologjisë së Huawei në infrastrukturën tonë, ne kemi shkuar kudo në botë dhe po bëjmë përparim në përjashtimin e saj. Ne shpallëm ZTE si rrezik të sigurisë kombëtare Amerikane. Ne kemi bërë këto gjëra në konsideratë me këto aplikacione kineze në telefonat e njerëzve. Unë mund të ju siguroj se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë edhe këtë si duhet. Nuk dua të dal para presidentit pr është diçka po e shqyrtojmë”.

Pompeo shtoi se e rekomandon që njerëzit të shkarkojnë këto aplikacione në telefonat e tyre vetëm nëse duan që të dhënat e tyre private në duart e Partisë Komuniste të Kinës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë