Loading…
SHBA publikon listën e zezë: Këta janë politikanët dhe personat që nuk mund të shkelin më në Amerikë
  • 16/05/2019 | 19:30

SHBA publikon listën e zezë: Këta janë politikanët dhe personat që nuk mund të shkelin më në Amerikë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë filluar sanksionet dhe goditjet ndaj të gjithë politikanëve dhe qytetarëve të Kosovës që janë në proceset gjyqësore, sidomos atyre që janë të akuzuar në rastet më të mëdha të korrupsionit, transmeton Gazeta Metro.


Viza amerikane nuk do të ketë për të gjithë ata kosovarë që janë pjesë e akuzave në rastin ‘Pronto’, ‘Toka’, ‘Viza Italiane’, ‘Apex’, ‘Ikja nga burgu i Dubravës’.

Metro më poshtë do të sjell emrat e personave që më nuk do të mund të pajisen me viza amerikane, pjesë e tyre janë shumë figura të rëndësishme.

Në rastin e njohur ‘Pronto’  janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare: ish-deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish-sekretarë të përgjithshëm, Ilhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish-zëvendësministri Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë Ismet Neziraj, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Hidro-Drini” në Pejë Rexhë Abazi, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu dhe ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

Një tjetër rasti i cili goditi autoritet kosovare ishte Rasti ‘Toka’, ku Prokurorit Italian Danillo Ceccarelli i janë dashur 264 faqe aktakuzë për të argumentuar se grupi  i drejtuar nga Azem Syla është njëri nga grupet më të mëdha kriminale që ka ekzistuar ndonjë herë në Kosovë.

Përpos Azem Sylës, në këtë aktakuzë janë të përfshirë edhe Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Hajrullah Berisha, Ramadan Uka, Arton Vila, Avdyrrahman Brajshori, Ilaz Syla, Lubisha Vujoviq, Gazmend Gashi, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Shqipe Maxhuni, Elheme Uka, Shqipe Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj dhe Mustafë Haliti.

Rasti tjetër që u bë i njohur ishte ‘Vizat italiane’, Sipas aktakuzës nga EULEX plot 556 viza Schengen ishin marrë nga Ambasada e Italisë në Prishtinë në lidhje me aktivitetet e grupit.

Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe Izet Beqiri, Florjan Petani, Qefser Baholli, Astrit Haraqija, Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Visar Beqiri, Hamza Beqiri, Azem Koskoviku, Edison Idrizaj, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Driton Voca, Valon Selimi, Fadil Ahmeti dhe Haxhi Islami.

Kurse një rasti i lojërave të fatit ishte ‘Apex‘, aktakuza e ngritur nga prokurori i EULEX-it, Allen Cansick, i ngarkonte Arben Krasniqin dhe Astrit Krasniqin se si pronar të kompanisë së kazinos “Apex” “Play4Win”, që nga viti 2008 e deri në 2013 kanë ushtruar aktivitete kriminale si pjesë të grupit të organizuar kriminal.

Sipas prokurorisë, në po të njëjtën periudhë kohore, Arben Neziri, Avni Morina, Mujë Berisha, Gani Zekiraj, Kushtrim Hakaj, Agron Hoxha, Arsim Molliqaj, Ilir Morina dhe Luan Halilaj kanë marrë pjesë në aktivitetet e këtij grupi të organizuar kriminal edhe pse të njëjtit e kanë ditur se një pjesëmarrje e tillë do t’i kontribuonte arritjes së qëllimeve të veprimtarisë kriminale.

Goditje e madhe këta persona që janë të akuzuar në këto raste morën sot nga Ambasada e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë, përmes një njoftimi.

“Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht brengën tonë për atë se askush nuk po mbahet i përgjegjshëm, përfshirë zyrtarët kosovarë, për raste të qarta të korrupsionit dhe krimit të organizuar si në rastet Pronto, Vizat Italiane, Arratisja nga burgu i Dubravës, Toka dhe Apex, po ashtu edhe raste të tjera të ngjashme”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë.

Kujtojmë se për të gjitha këto raste autoritetet e drejtësisë në Kosovë janë duke vazhduar proceset gjyqësore ndaj të gjithë emrave të lartcekur./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë