Loading…

SHBA sanksionon zyrtarë kinezë për abuzim të ujgurëve myslimanë

  • 10/07/2020 | 15:22

SHBA sanksionon zyrtarë kinezë për abuzim të ujgurëve myslimanë

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër politikanëve kinezë, që, sipas tyre, janë përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut të pakicave myslimane në rajonin Xinjiang.


Kina akuzohet për ndalime masive, përndjekje fetare dhe sterilizim të detyruar të ujgurëve dhe të tjerëve.

Sanksionet godasin interesat financiare që lidhen me SHBA-në të udhëheqësit rajonal të Partisë Komuniste, Chen Quanguo, dhe të tre zyrtarëve tjerë.

Kina e mohon çdo keqtrajtim të myslimanëve në Xinjiang.

Por, autoritetet atje besohet se kanë ndaluar rreth një milion njerëz në kampe riedukimi, në vitet e fundit.

Ato thonë se kampet e tilla për “trajnim profesional” janë të nevojshme për të luftuar radikalizmin dhe separatizmin.

Chen është zyrtari i rangut më të lartë kinez që është goditur ndonjëherë nga sanksionet amerikane, tha administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai shihet si arkitekt i politikave të Pekinit kundër pakicave.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se SHBA-ja po vepron kundër “abuzimeve të tmerrshme dhe sistematike” në rajon.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë