Pentagon po e shqyrton një propozim nga Boeing, për të furnizuar Ukrainën me bomba të lira dhe me precizion të vogël dhe raketa. Kështu sipas tyre t’i mundësojë Kievit të godasë prapa linjave ruse, transmeton Gazeta Metro.
Derisa lufta vazhdon, Ukraina ka nevojë në rritje për armë të sofistikuara.
Doug Bush, blerësi kryesor i armëve i ushtrisë amerikane, u tha gazetarëve në Pentagon javën e kaluar se Ushtria po shikonte përshpejtimin e prodhimit të predhave artilerie 155 milimetra, aktualisht të prodhuara vetëm në objektet qeveritare, duke lejuar kontraktorët e mbrojtjes t’i ndërtonin ato.
Sipas tij, pushtimi i Ukrainës rriti kërkesën për armë dhe municione të prodhuara nga Amerika, ndërsa aleatët e SHBA në Evropën Lindore “po bëjnë shumë porosi” për një sërë armësh ndërsa furnizojnë Ukrainën, raporton Reuters.
Megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar kërkesat për raketën ATACMS me rreze 185 milje (297 km), me rreze 94 milje (150 km) e GLSDB’së do t’i lejonte Ukrainës të godiste objektivat e vlefshme ushtarake që kanë qenë jashtë mundësive dhe ta ndihmonte atë të vazhdojë të shtypë kundërsulmet e saj duke prishur zonat ruse ne prapavijë. /gazetametro.net