Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas deklaratës së zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për targat, transmeton Gazeta Metro.
Ajo ka thënë se çfarë tha Price para pak çastesh është një deklaratë shqetësuese, ndërsa citoi një pjesë të deklaratës së tij.
”Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një konference direkte nga Washingtoni të Zëdhënësit Ned Price, posa lëshoi edhe një deklaratë shqetësuese rreth vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për targat:
‘Ne kërkojmë shtyerje të plotë të vendimit për targat. Ne nuk kërkojmë shtyerje të pjesshme. Nuk na duhet implementimi me faza.’ – tha para pak minutash zëdhënësi Price,” ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Sipas saj, për shkak të luftës në Ukrainë, dhe afërsisë së Serbisë me Rusinë, shihet qartë se Perëndimi dëshiron të mbajë sa më afër vetes Serbinë, kurse thotë se po mbyll sytë përpara shkeljeve të vazhdueshme që bëjnë shteti serb.
”Në reagim eklipsohet totalisht sjellja e Serbisë ndaj ZvKM Bislimi (shkelje flagrante e marrëveshjes për shkëmbimin e vizitave), si dhe instrumentalizimi i vazhdueshëm që Serbia ua bën serbëve të Kosovës duke i nxitur për dhunë, tensione, e mospërfillje ndaj organeve të rendit e sigurisë së Kosovës,” ka shkruar ajo.
Postimi i plotë: