Loading…

SHBA tërheq vërejtjen: Nëse nuk shtensionohet situata do ketë pasoja për dy palët

  • 28/09/2021 | 12:36

SHBA tërheq vërejtjen: Nëse nuk shtensionohet situata do ketë pasoja për dy palët

Një takim urgjent është thirrur për nesër në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, pas situatës të tensionuar në veri të vendit me qëllim zbatimin e reciprocitetit të targave, derisa është bërë thirrje vazhdimisht që të qetësohet situata, shkruan Gazeta Metro.


Në takimin e së mërkurës i inicuar nga Bashkimi Evropiamn, do marrë pjesë i dërguari special Miroslav Lajcak, por një turbullirë ishte krijuar rreth pjesëmarrjes së SHBA’ve, dhe pranisë së zv/ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, tha se dialogu i nesërm do jetë Kosovë-Serbi dhe BE, kurse të tjerët vetëm do e mbështesin nga jastë, duke e mohuar në një mënyrë pjesëmarrjen e Escobar.

Por nga Departamenti i Shtetit amerikan kanë konfirmuar se edhe Gabriel Escobar do përfshihet në bisedimet e kësaj jave në Bruksel.

‘’Ngjarjet e fundit kanë treguar se mospajtimet mes Beogradit dhe  Prishtinës nëse nuk tejkalohen, do të ndikojnë negativisht në investimet e huaja dhe do të kontribuojnë në ikjen e mëtejmë të trurit , që do t’i pamundësoj  ekonomisë së Kosovës dhe Serbisë të realizojnë potencialin e tyre të vërtetë, si dhe do të ndërpresin integrimin e tyre të mëtejmë në institucionet evropiane”, thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan i Shtetit për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Tutje të pyetur se a do marrë pjesë Escobar, ata kanë thënë se edhe ai do jetë pjesë e bisedimeve të kësaj jave në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se janë bërë më shumë se 8 ditë prej kur Njësia Speciale është vendosur në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje dhe Bërnjak, nga ku po implementohet reciprociteti i targave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë