Loading…

SHBA tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

  • 07/07/2020 | 20:49

SHBA tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Administrata e Trump e ka informuar Kongresin Amerikan se po tërhiqet edhe formalisht nga Organizatat Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shkruan CNN, transmeton Gazeta Metro.


Senatori Robert Menendez, nga partia demokratike anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë ka shkruar në rrjetin social Twitter të martën duke u ankuar : “Kongresi ka pranuar njoftimin se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka tërhequr zyrtarisht nga OBSH në mesin e pandemisë. Për ta quajtur reagimin e Trump ndaj Covid si kaotik dhe jo koherent nuk është mjaft. Kjo nuk do të mbroj as jetë as interesat amerikane-i lë amerikanët të sëmurë & dhe Amerikën të vetmuar”.

Një burim i ka thënë televizionit CNN se letra e adresuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara ishte shumë e shkurtë, rreth tre fjali, e cila po ashtu njoftoi se do të nisë itinerarin e tërheqjes, por tërhoqi vërejtjen se kjo ishte versioni i fundit.

Presidenti Amerikan Trump kishte njoftuar për synimin e tij të tërheqjes nga OBSH’ja në muajin maj pasi kishte akuzuar këtë organizatë se kishte ndihmuar Kinën në fshehjen e origjinës së virusit.

Nuk ishte vetëm administrata e Trump që kishte dyshime rreth qëndrimeve të organizatës dhe tani më ka nisur një hetim ndërkombëtar rreth kësaj çështje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë