Loading…

SHBA ‘ultimatum’ Bullgarisë: Ke 40 ditë kohë për të hequr veton ndaj Shkupit e Tiranës

  • 22/11/2021 | 20:15

SHBA ‘ultimatum’ Bullgarisë: Ke 40 ditë kohë për të hequr veton ndaj Shkupit e Tiranës

Dy anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA i kërkojnë Bullgarisë të zgjidhe deri në fund të vitit çështjen e vetos që po bllokon nisjen e negociatave të anëtarësimit për Shkupin, e bashkë me të, edhe për Tiranën.


“Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit”, thuhet në letrën që anëtarët e Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, William Keating dhe Claudia Tenny i kanë dërguar ambasadorit bullgar në Washington, Tihomir Stoychev, përcjellë Top Channal.

Vetoja e Sofjës është kthyer në pengesë për të dyja vendet, të cilat praktikisht po i mban peng. Keating dhe Tenny tërheqin vëmendjen duke thënë se vonesa në anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë në BE do të lejojë ndikime anti-europiane në rajon, veçanërisht nga Rusia dhe Kina.

Pranimi i dy vendeve përshkruhet aty si kritik për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Këto shtete kanë punuar shumë për të zgjidhur mosmarrëveshje rajonale, për të vendosur demokracinë dhe së fundi edhe për proceset politike, që i nevojiten integrimit të shpejtë në bllokun europian.

Në ju nxisim për gjetjen sa me pare te një zgjidhjeje përfundimtare të ngërçit, në mënyrë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut t`i çelin negociatat e tyre të anëtarësimit përpara fundit të vitit.

Shpresojmë që t`i lini mënjanë mosmarrëveshjet dhe të mbështesni integrimin e plotë politik të këtyre dy vendeve në BE, nënvizohet në letër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë